Flash

VIDEO/ Si e mbronte Rama koncensionin e sterilizimit: Nuk i fusim duart në xhepat e qytetarëve!

Lapsi.al 17 August 2023
VIDEO/ Si e mbronte Rama koncensionin e sterilizimit: Nuk i fusim duart në

Në vitin 2017, kur në media denoncohej korrupsioni me procedurat e koncensionit për sterilizimin, kryeministri Rama doli në studion e "Të paekspozuarit" dhe e mbrojti aferën, që çoi në burg të gjithë antarët e komisionit të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Rama nxorri në studio disa instrumenta të vjetër dhe i krahasoi me instrumentat e rinj, që i kanë kushtuar shqiptarëve qindra miliona euro. SPAK futi në burg sot edhe Ilir Rrapajn, njeriun që me 1 mijë euro investim fitoi mbi 100 milion euro koncension me firmën e Ilir Beqajt. Video më poshtë:

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Kemi stelirizimin. 100 milion euro. I janë dhënë një emigranti shqiptar, Ilir Rapaj me një të punësuar dhe me 1500 euro kapital.

Rama: I pe këto?

Rakipi: Mua këto nuk ma mbushin mendjen.

Rama: Ti më flet për njeriun, unë të flas për sistemin. Sistemi që kemi ndërtuar është perfekt për sterilizimin. Ne paguajmë 8 mln euro në vit për 10 vite. Nëse kjo ju duket sikur nuk vlen, për mua duket sikur vlejnë.

Rakipi: Ore, ia ke dhënë një njeriu me 1500 euro kapital!!! Pose s’ma jep mua koncensionin e sterilizimit?! Unë të vë më shumë, 150 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI