Flash

Ndahet nga burri pasi besonte se ishte lidhur online me yllin e “Stranger Things”

Lapsi.al 16 August 2023
Ndahet nga burri pasi besonte se ishte lidhur online me yllin e “Stranger

Dacre Montgomery, ylli i serialit "Stranger Things" u bë pjesë e titujve të lajmeve krejt pa e ditur. Një grua nga Kentaki në SHBA ka kaluar më shumë se 1 vit duke besuar se po shkëmbente mesazhe romantike me aktorin australian që luajti rolin e Billy Hargrove në serialin e Duffer Brothers.

E gatshme të bënte gjithçka për të qenë me të, pavarësisht se nuk e kishte takuar kurrë personalisht apo nuk kishte folur me të në telefon, gruaja zbuloi se i dërgoi një mashtruesi 10 mijë dollarë dhe se u divorcua nga burri i saj për t’u bashkuar me yllin e kinemasë.

McKala (emri i gruas) pasi la burrin e saj dhe i dërgoi “aktorit” mijëra dollarë dhuratë, filloi të dyshonte në vlefshmërinë e marrëdhënies së tyre. Për këtë shkak ajo iu drejtua serialit "Catfished" në YouTube (që merret me mashtrimet) për të kërkuar ndihmë. Aty ajo shpjegoi si e takoi të dashurin e saj misterioz në një forum artistësh në internet.

Ajo nisi kontaktet me një të huaj që më vonë pretendoi se ishte Dacre Montgomery, një nga aktorët e saj të preferuar të "Stranger Things". Aktori i vërtetë ka qenë në një lidhje 6-vjeçare me modelen Liv Pollock, por personi me të cilin po fliste McKala i thoshte se ishte i pakënaqur nga lidhja.

"Ai po më shprehej prej disa muajsh për partneren e tij, duke thënë se ajo e kontrollonte shumë. Ai nuk mund të bëjë gjërat që dëshiron të bëjë. Dhe se ajo është gjithmonë aty. Ai gjithmonë duhet të mbikëqyret. Unë disi ndjeva empati sepse ish-burri im ishte i tillë" - shpjegoi ajo për programin në internet.

Pas muajsh bisede, "Dacre" pranoi se kishte ndjenja për të dhe i kërkoi asaj të ishte e dashura e tij.

“Ai më tha të mos i tregoja askujt sepse ishte ende me Liv. E kuptoj që humba burrin e vetëm në jetën time, për shkak të marrëzisë sime. Ai mashtrues më bëri të bëj çfarë të donte dhe më shkatërroi jetën" – tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI