Flash

McGonigal pranon fajin para gjykatës/ Brenda muajit zgjidhet edhe dosja "Shqipëria"

Lapsi.al 15 August 2023
McGonigal pranon fajin para gjykatës/ Brenda muajit zgjidhet edhe dosja

Ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork Charles McGonigal e deklaroi veten fajtor këtë të martë për akuzën e komplotit për lidhjet e tij me një oligark rus të sanksionuar në vitin 2021. Veterani 22-vjeçar i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018 pranoi fajin se kishte shkelur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave për pastrim parash. Ai bëri një marrëveshje me prokurorët e Nju Jorkut.

CNN kujton se ai u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në janar dhe ndaj tij u ngritën 2 aktakuza të veçanta, njëra në Nju Jork dhe tjetra në Uashington DC. Ai u akuzua se kishte punuar me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte zyrtar i lartë në FBI.

Pas pranimit të fajit për akuzën e lidhjeve të tij me oligarkun rus pritet që të ketë zhvillime edhe në aferën që e lidh atë me Shqipërinë. Avokati i McGonigal, Seth DuCharme i tha një gjykatësi federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit.

McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Në gjykatë këtë të martë, McGonigal iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me skemën e paligjshme që kishte ngritur me Deripaska. Në gjykatë, McGonigal, tha se ishte "thellësisht i penduar" për veprimet e tij.

“Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, - tha ai, duke u dukur ndonjëherë edhe paksa emocional.

"Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion nënçmues për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaska. E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së. E kuptova që puna që bëra do t'i jepte njëfarë përfitimi Deripaska-s dhe sipas ligjit të SHBA-së, nuk duhej t'i ofroja asnjë shërbim Deripaskës, qoftë edhe indirekt” – tha ai.

McGonigal tani mund të përballet me një dënim maksimal prej 5 vjetësh. Vendimi për të do të jepet më 14 dhjetor. Avokatët e tij treguan se do t'i kërkojnë gjykatësit të marrë në konsideratë informacionet e klasifikuara të lidhura me punën e McGonigal për qeverinë amerikane përpara se të japë dënimin e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kush po e akuzon Dua Lipën

Ju kujtohet fustani transparent i Dua Lipa në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles? Në lidhje me këtë veshje stilistja e famshme Tavia Sharp tha për “T...

17:38

Zooey Deschanel fejohet me Jonathan Scott

Zooey Deschanel dhe Jonathan Scott janë fejuar. Çifti, i cili filloi të takohej në vitin 2019, njoftoi lajmin emocionues në Instagram të hënën, së bashku me një...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI