Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

REL: Fondacioni "Soros" shkurton drastikisht fondet për OJQ-të në Europë

Lapsi.al 14 August 2023
REL: Fondacioni "Soros" shkurton drastikisht fondet për

Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organizatat në Hungari, që varen nga mbështetja e tij se, vendimi i fundit i bordit të fondacionit u jep fund pothuajse të gjitha aktiviteteve në Bashkimin Evropian, ka mësuar Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë. Përmes një emaili që u është nisur grupeve lokale, Fondacioni ka thënë se burimet e tij për Evropën do të jenë “jashtëzakonisht të kufizuara”.

Ky Fondacion, i njohur më parë si Instituti për Shoqëri të Hapur (OSF), i ka shpenzuar qindra miliona dollarë, prej kur është themeluar nga sipërmarrësi i lindur në Hungari, George Soros, për t’i forcuar shoqëritë civile në gjithë botën, prej rënies së komunizmit më 1989. Shumë organizata joqeveritare në Hungari e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e kanë pranuar këtë shkresë, e cila e arsyeton vendimin e bordit “si ndryshim strategjik” për të arritur ndikim maksimal në pjesë tjera të botës.

Me një ndryshim të tillë, shumë programe evropiane do të mund të mbyllen më 2024. Një zëdhënës i Fondacionit e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë riorganizimin strategjik, duke thënë se grupi do të vazhdojë “financimin e grupeve të shoqërisë civile nëpër Evropë”, përfshirë ato që punojnë për çështje të jashtme të BE-së, apo që e mbështesin komunitetin rom.

“Ne do të vazhdojmë të jemi financues të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe llogaridhënies qeveritare në rajon, sidomos në Ukrainë, Moldavi, Kirgizi dhe Ballkanin Perëndimor, përmes punës së fondacioneve tona kombëtare”, është thënë në deklaratë. Në përgjigje është thënë se organizimi i granteve në mënyrë specifike do të vendoset në muajt e ardhshëm.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe shumë pjesëtarë të partisë së tij Fidesz, kanë qenë kritik ndaj rolit të Sorosit në rajon. Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka mbyllur zyrat në Budapest më 2018 dhe është zhvendosur në Berlin, duke e përmendur “ambientin tejet shtypës politik dhe ligjor në Hungari”. George Soros, 93-vjeçar, e ka emëruar djalin e tij Alexander Soros në krye të Fondacionit, më herët gjatë vitit, dhe ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në strukturë të fondacionit. /REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI