Flash

Ç'po ndodh me çmimet e naftës/ Pse u rritën tre herë brenda muajit?

Lapsi.al 14 August 2023
Ç'po ndodh me çmimet e naftës/ Pse u rritën tre

Çmimet e naftës janë rritur sërish në tregun vendas me 5-7 lekë për litër, për të tretën herë radhazi brenda pak javësh.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë, nga 188 lekë që ishte më parë.

Gega Oil, e dyta më e madhja në vend e shet naftën me 191 lek pēr litër dhe benzinën 195 lekē.

Në pikat e tregtimit të Eida Petroleum, nafta ka arritur në 189 lekë dhe benzina në 193 lekë.

Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 16 lekë për litër (tre herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. (shiko grafikun: Çmimet e naftës në tregun vendas të pakicës. janar 2022-13 gusht 2023).

Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollatë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve.

Lexo edhe: Si e “futi në xhep” Rama konçensionin e markimit të karburanteve

Sipas Reuters, çmimet e naftës u rritën të premten pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikoi kërkesën rekord globale dhe shtrëngimin e furnizimeve, duke bërë që çmimet të vijonin rritjen për të shtatën javë radhazi, periudha më e gjatë që nga viti 2022. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 41 cent, ose 0,5%, për të arritur në 86,81 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të treguesit refrencë të Teksasit Perëndimor (WTI) fituan 37 cent, ose 0,5%, në 83,19 dollarë. Në baza javore, të dy treguesit u rritën me rreth 0.5%.

Në kahun tjetër, dollari, që është monedha me të cilën blihet nafta nga tregtuesit vendas vijon të mbetet në nivelet më të ulëta të të paktën një dekade. Të premten, një dollar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehej me 94.5 dollarë, nga 108 lekë që ishte në mes të marsit.

Taksat mbajnë naftën e lartë

Operatorët e tregut pohojnë se krahas shtrenjtimit në bursa, një tjetër factor që i mban çmimet elarta në vend është barra e lartë e taksave që rëndojnë mbi naftën, që arrin në mbi 60% të çmimet. Përveç TVSH-së, akcizës e taksës së qarkullimit, rreth 8 lekë të tjera për litër shkojnë për taksa të tilla si markim, skanim, kolaudim, rilicencim, që në pjesën më të madhe kanë rezultuar të panevojshme.

Vetëm ditët e fundit qeveria vendosi të shtyjë edhe për një vit kontratën e markimit të karburanteve, që ka një kosto, që paguhet në çmim nga konsumatorët prej rreth 7-8 milionë euro në vit./Monitor.al

Të këshilluara

Mancini zbulon arsyet e largimit nga Italia

Roberto Mancini nuk vonoi të sqaronte gjërat pas lamtumirës së befasishme me kombëtaren italiane. Pak orë pas lajmit të dorëheqjes së tij, ish-trajneri i Italis...

20:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI