Flash

Mancini zbulon arsyet e largimit nga Italia

Lapsi.al 13 August 2023
Mancini zbulon arsyet e largimit nga Italia
Roberto Mancini nuk vonoi të sqaronte gjërat pas lamtumirës së befasishme me kombëtaren italiane. Pak orë pas lajmit të dorëheqjes së tij, ish-trajneri i Italisë ka dashur të sqarojë gjërat në rrjetet sociale duke falënderuar Federatën për rrugën plot buzëqeshje, por edhe disa zhgënjime, në këto 5 vite. “Dorëheqja ime si trajner i Kombëtares ishte zgjedhja ime personale. Falenderoj Presidentin Gabriele Gravina për besimin e tij, së bashku me të gjithë anëtarët e FIGC" - shkroi Mancini. Ai përmend edhe ata që vitet e fundit bënë të mundur arritjen e objektivave të rëndësishëm si fitimi i Kampionatit Europian në verën e 2021. Mancini shpërndau foton e triumfit blu në Wembley në Instagram për të përshëndetur të gjithë: “Përshëndetje dhe faleminderit. Të gjithë lojtarët dhe tifozët e mi që më kanë shoqëruar gjatë këtyre 5 viteve. Do të mbaj gjithmonë në zemër fitoren e jashtëzakonshme të Kampionatit Evropian 2020. Ishte një nder” – shkruan Mancini. Ndërkohë duket se Arabia Saudite ka bërë një ofertë të majme për Mancinin. Trajneri duket se ka në tavolinë një super-propozim nga kombëtarja arabe që është duke kërkuar një trajner pas kalimit të Renard në kombëtaren e femrave. Thuhet se Federata Arabe e Futbollit i ka ofruar Mancinit një superkontratë me vlerë 60 milionë euro në sezon për të planifikuar të ardhmen e afërt, nga lojërat aziatike deri në Kupën e Botës 2026. Ideja është Vision 2030 duke shpresuar se Kupa e Botës do t'u caktohet sauditëve. Nga Arabia tashmë ka disa media që raportojnë ardhjen e tij si zyrtare, edhe nëse ende nuk ka asnjë njoftim për shtyp nga kombëtarja arabe. Ndërkohë, Federata Italiane nuk ka ndërmend t'i kërkojë ish-trajnerit të Interit dëmshpërblim për kontratën e mbyllur paraprakisht. Mediat italiane shkruajnë se kandidatë për ta pasuar janë Conte dhe Spalleti. ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Roberto Mancini (@mrmancini10)

Të këshilluara

Keanu Reeves rikthehet në skenë

Keanu Reeves doli në skenë në fillim të kësaj jave për natën e hapjes së turneut  të grupit të tij Dogstar. Grupi alternativ i rock-ut -  i cili përbëhet nga...

15:55

Merr flakë në ecje makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Risili në By-pass-in që të çon drejt lumit të Vlo...

15:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI