Flash

Keanu Reeves rikthehet në skenë

Lapsi.al 13 August 2023
Keanu Reeves rikthehet në skenë

Keanu Reeves doli në skenë në fillim të kësaj jave për natën e hapjes së turneut  të grupit të tij Dogstar.

Grupi alternativ i rock-ut -  i cili përbëhet nga Keanu, 58 vjeç, së bashku me shokët e grupit Robert Mailhouse dhe Bret Domrose - hapi turneun e ri në Kaliforni këtë javë. Ata performuan  në lokalin Saint Rocke në Hermosa Beach.

Keanu - i cili më së shumti njihet për rolet e tij të aktrimit në seritë e filmave si The Matrix - u ngjit në skenë për të luajtur në kitarë. Ai u pa i veshur me një bluzë të errët, që thuhet se përmbante logon e lokalit dhe një palë pantallona të errëta.  Përpara koncertit, grupi ndau emocionet e tyre në Instagram. Ata shkruan në platformë: "Turni fillon sonte në Hermosa Beach [në] Kaliforni. Jemi shumë të emocionuar." Grupi gjithashtu komentoi: "Faleminderit fansat e Dogstar!"

Dogstar tani është planifikuar të bëjë turne deri në dhjetor. Ata do të performojnë në Las Vegas të shtunën, përpara se të shkojnë në vende të tjera në SHBA, përfshirë Salt Lake City. Grupi do të shkojë në Japoni për tre koncerte muajin e ardhshëm. Pas kthimit të tyre në SHBA, treshja do të vazhdojë turneun me shfaqje në qytete të ndryshme. Kjo përfshin koncerte të planifikuara në vendet në San Francisko, Çikago, Brooklyn dhe Atlanta. Turneu do të përfundojë në Nashville./Lapsi.al

Të këshilluara

Merr flakë në ecje makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Risili në By-pass-in që të çon drejt lumit të Vlo...

15:01

Gjendet një person i vdekur në Lushnje

Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambienteve të spitalit të Lushnjës. Viktima është Sybi Haruni 65 vjeç endacak nga...

11:41

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit, në segmentin Morinë- Kukës është përmbytur nga një një lumë automjetesh mëngjesin e kësaj të shtune. Janë me mijëra qytetarë të Kosovës, por jo ...

10:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI