Flash

Vrasja nga RENEA/ Entuziasëm qeveritar për ekzekutimin e të sëmurit mendor

Lapsi.al 12 August 2023
Vrasja nga RENEA/ Entuziasëm qeveritar për ekzekutimin e të

Kanë zgjatur për më shumë se 8 orë negociatat e vështira të forcave RENEA me një të sëmurë mendor nga fshati Qesarakë në Maliq, që refuzonte të shtrohej në spitalin psiqiatrik. I armatosur me një automatik, Ramiz Muçllari ishte fshehur në papafingon e shtëpisë, pas një sherri me familjarët e tij.

Dhuna në familje hapi telashet me policinë që kërkoi ta marrë në pyetje, por e gjithë situata precipitoi kur 62 vjeçari iu përgjigj policisë me të shtënat e armëve.

Gjatë natës, RENEA u përpoq të negociojë me forcat të moshuarin, që u fsheh i armatosur brenda shtëpisë. Herë pas here, banorët e zonës kanë dëgjuar të shtëna me të cilat 62-vjeçari kërkoi të mbante larg forcat speciale, të cilat vendosën që të mos presin më dhe të ndërhyjnë në orët e para të mëngjesit. Kur iu afruan, në katin e dytë të shtëpisë, Muçllari bëri gabimin fatal dhe i qëlloi, thanë policët. Menjëherë e kanë eleminuar.

Nga pamjet që shpërndau policia, duket në vija të përgjithshme aksioni i forcave speciale, se si janë futur në oborrin e shtëpisë dhe më pas hap pas hapi i janë afruar viktimës. Momentin e ekzekutimit, forcat speciale e përshkruajnë si më poshtë: "Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën" thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas, policia ka shpërndarë disa filmime për aksionin. Video më poshtë:

Por ajo që lë një shije të hidhur për vrasjen e Muçllarit, është entuziasmi dhe një lloj mburrjeje me të cilin e përshkruan vrasjen Taulant Balla. Ministri i Brendshëm u shprehu "mirënjohje" forcave RENEA për atë që e quan "kryerje detyre me përgjegjësi të lartë".

Balla e justifikon vrasjen e të sëmurit mendor, kur përmend përcaktimet ligjore, por nga pamjet që shpërndau policia shihet se ndërsa Ramiz Muçllari qëndron brenda në shtëpi, janë forcat RENEA që futen në shtëpi dhe ndërhyjnë për ta mbyllur sa më parë situatën.

Pyetja që lind në këtë rast, duke qenë se kemi të bëjmë me një të sëmurë mendor dhe jo me një kriminel që mund të arratisej, është nëse RENEA duhej të kishte pritur më shumë deri në dorëzimin e Muçllarit? Duke marrë më shumë kohë, personi i rrethuar do të kishte më shumë shanse të neutralizohej, por edhe t'i kursenin jetën. Pak a shumë në këtë linjë ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që kritikoi në një status në rrjetet sociale përgëzimet e Ballës për vrasjen.

"Cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durim më i madh në rrethim, duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe te shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij" shkruan Berisha, që i bën thirrje Avokatit të Popullit të nisë hetimin për një vrasje që mund të ishte ishte shmangur./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI