Flash

U ekzekutua nga RENEA, flasin fqinjët: I biri luante kumar dhe pinte drogë

Lapsi.al 12 August 2023
U ekzekutua nga RENEA, flasin fqinjët: I biri luante kumar dhe pinte

Fqinjët e 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari, i cili u ekzekutua në banesë nga forcat RENEA, kanë treguar detaje nga ngjarja. Sipas fqinjit 62-vjeçari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.

“Rreth orës 11 të natës filloi që të qëllonte. Siç më thanë persona të afër të tyre, kishte goditur bashkëshorten me thikë ndërsa të birin me tytën e armës që kishte. Pastaj filluan të shtënat. Ka qenë njeri i qetë, ka pasur shqetësime mendore 6-7 vite më përpara.

Por i filluan sërish me vonë. Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, drogë. Nuk ka pasur probleme me ne në fshat. Në lagjen tonë s’ka pasur kurrë probleme të tilla”,- tha një nga fqinjët.

Fqinji gjithashtu ka pranuar se Ramiz Muçollari, ishte një person që vuante nga problem të shëndetit mendor por ishte i qetë, vetëm këto ditë.

“U bë mirë kohët e fundit. U bë mirë, ishte i qetë. Mbrëmë në darkë nga ora 21:00, morëm vesh që kishte goditur të shoqen dhe të birin. Gjatë natës qëlloi me armë. Sot gjer tani bam.. bam .. bam…

Të këshilluara

Gjendet një person i vdekur në Lushnje

Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambienteve të spitalit të Lushnjës. Viktima është Sybi Haruni 65 vjeç endacak nga...

11:41

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit, në segmentin Morinë- Kukës është përmbytur nga një një lumë automjetesh mëngjesin e kësaj të shtune. Janë me mijëra qytetarë të Kosovës, por jo ...

10:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI