Flash

Taulant Balla uron RENEA-n për vrasjen e të sëmurit mendor

Lapsi.al 12 August 2023
Taulant Balla uron RENEA-n për vrasjen e të sëmurit mendor

RENEA ekzekutoi mëngjesin e sotëm një të moshuar në Maliq që nuk kishte pranuar të shtrohej në spitalin psiqiatrik. Ai ishte i armatosur dhe refuzoi thirrjet e forcave speciale për t'u dorëzuar. Operacioni u finalizua me vrasjen e të sëmurit mendor dhe për këtë forcat speciale kanë marrë urimin e Taulant Ballës.

"Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin" shkruan Taulant Balla.

Ramiz Muçollari, 62 vjeç kishte plagosur bashkëshorten e tij dhe të birin. Për këtë të fundit, banorët e fshatit thanë se luante kumar dhe pinte drogë, gjë që kishte sjellë problemet në familje.

Të këshilluara

Gjendet një person i vdekur në Lushnje

Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambienteve të spitalit të Lushnjës. Viktima është Sybi Haruni 65 vjeç endacak nga...

11:41

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit, në segmentin Morinë- Kukës është përmbytur nga një një lumë automjetesh mëngjesin e kësaj të shtune. Janë me mijëra qytetarë të Kosovës, por jo ...

10:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI