Flash

Vodafone Summer Games: Së bashku ne mundemi ta bëjmë verën më argëtuese!

Lapsi.al 11 August 2023
Vodafone Summer Games: Së bashku ne mundemi ta bëjmë verën

Si çdo vit, edhe këtë vit, Vodafone po i bën pushimet e turistëve vendas dhe të huaj në plazhet tona akoma më të bukura e argëtuese. “Vodafone Summer Games” do të organizohen në disa prej plazheve më të bukura buzë Adriatikut e Jonit, për plot 5 fundjava, duke rritur nivelin e adrenalinës dhe emocioneve. Emocione që i fal jo vetëm fitorja e një loje, por edhe çmimet e pafundme, përfshirë telefonat smart.

Lojërat më të “nxehta” të bregdetit startuan në Golem, pasuan me disa plazhe të bukura të Durrësit, Velipojës, Shëngjinit e Livadhit dhe do të vazhdojnë në vijim në vende me shumë turistë, si plazhet në Gjirin e Lalzit, Spillesë e Borshit.

Sfidat janë nga më të larmishmet e argëtueset, për të gjitha moshat dhe nivelet. Gjatë këtyre lojërave, në të cilat kanë marrë pjesë jo vetëm turistë vendas, por edhe turistë të huaj, janë dhuruar deri më tani me dhjetra smart phones, topa plazhi, freezby, raketa tenisi për të gjithë pjesëmarrësit, peshqirë plazhi e shumë dhurata të tjera.

Kompeticionet që angazhojnë edhe më shumë njerëz, mbeten kampionati i minifutbollit, ku këtë vit kanë marrë pjesë 20 ekipe me nga 2 lojtarë, si dhe ai i volejbollit në plazh, ku marrin pjesë gjithsej 16 ekipe, me nga 2 pjestarë secili. Ekipet përballen me njëri-tjetrin dhe fituesit kalojnë në fazat e tjera, si çerek-finalja dhe gjysmë-finalja. Ata që mbërrijnë në finale e mandej shpallen fitues, marrin dhuratë 1 telefon smart që sigurisht, do t’u duhet për t’u lidhur me rrjetin më të mirë e të shpejtë, Vodafone.

Gjatë “Vodafone Summer Games” është vënë re një interes i madh dhe pjesëmarrje e lartë e pushuesëve, të cilët në këtë mënyrë e bëjnë ditën e plazhit edhe më argëtuese. Fryma e krijuar gjatë organizimit të lojërave është e këndshme dhe pozitive, teksa ekipet pjesëmarrëse në lojëra e sfida janë dëshmia e radhës se së bashku ne mundemi edhe të argëtohemi, edhe të fitojmë!

(Artikull promocional)

Të këshilluara

Arrestohet reperi Tekashi 6ix9ine

Reperi Tekashi 6ix9ine u arrestua në Palm Beach County, Florida të mërkurën pasi shkeli rregullat e qarkullimit, raportojnë mediat e huaja. Artisti, emri i v...

11:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI