Flash

Del VIDEO/ Si u sulmua gazetari i "Nacionale" në Prizren

Lapsi.al 11 August 2023
Del VIDEO/ Si u sulmua gazetari i "Nacionale" në Prizren

Gazetari i “Nacionale”, Vullnet Krasniqi dhe kameramani i tij janë sulmuar këtë të premte nga disa persona teksa po raportonin nga protestë kundër festivalit të filmit “DokuFest” në Prizren. Protesta ishte iniciuar nga komuniteti mysliman i qytetit dhe për këtë ka folur edhe hoxha gjatë faljes. Por gjatë marrjes së intervistave gazetari është sulmuar nga disa persona të cilët e kanë quajtur atë provokues.

Të dyshuarit janë arrestuar, siç ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari duke shtuar se rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Hetimet i kemi filluar me Prokurorinë e shtetit për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Momentalisht nuk mund të japë më shume informacione” – tha ai.

Sulmi ndaj ekipit të gazetës “Nacionale” është dënuar ashpër edhe nga përfaqësuesit e gazetarëve dhe të shoqërisë civile. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sulmin ndaj gazetarëve e ka cilësuar të papranueshme duke kërkuar dënimin e autorëve.

“AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren. Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”. Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”, - thuhet në reagimin e AGK-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet makina luksoze e grabitur në Durrës

Një makinë luksoze, e grabitur disa orë më parë në qytetin e Durrësit, u identifikua nga policia në aksin rrugor Thumanë-Milot. Shtetasi që drejtonte makinën e ...

18:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI