Flash

Berisha: Pas inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj!

Lapsi.al 10 August 2023
Berisha: Pas inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj!

Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur edhe një herë për inceneratorin e Tiranës dhe për faktin se Erjon Veliaj është përgjegjësi kryesor që qëndron pas tij. Berisha tha se drejtësia është nën presion pas sekuestrimit të inceneratorit, pasi ka zbuluar shkeljet e rënda që implikojnë kryetarin e Bashkisë.

"Është Erion Veliaj jo viktimë apo myshteri i ustallarëve Zoto-Mërtiri, por padron i djegësit të Tiranës, ai që ka marrë përsipër dhe ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, se bashkia e Tiranës do të paguante 91 mln euro në vit për djegësin e Erion Velaijt.

Është Erion Veliaj personi që u ka marrë për 6 vite me radhë qytetarëve të Tiranës tarifën 29 euro për ton mbetjesh pa djegur 1 kilogramë të tillë dhe ky është një akt shumë i rëndë. Janë paguar për çdo ton mbetje 18 euro mbi tarifën e zakonshme që i takonte për depozitim dhe seleksionim.

Është Erion Veliaj që ka tatuar me 60 mln euro ndërtuesit e Tiranës, duke i detyruar ata me një polici të trefishtë, policinë e shtetit, policinë e tij bashkiake dhe policinë private të Agron Malaj, që të mos dilte asnjë kosh dhe nga Tirana, por të shkonin të gjitha dherat dhe inertet në Sharrën e Tiranës.

Është Erion Veliaj i cili ka toleruar lojën me ndryshimin e pronarëve, me vetëdije të plotë.

Këtu unë jam për të informuar shqiptarët se në vitet 2019-2020, Bruno Preseci, Franco Tossi, kanë ardhur me çarter disa herë dhe kanë takuar Erion Veliajt. Sipas një burimi tjetër, por që ky duhet verifikuar, ata një udhëtim të tillë e kanë bërë edhe para 3 muajsh, po me çarter dhe janë larguar nga Shqipëria.

Çfarë fshihet prapa këtyre fakteve? E sigurtë është se fshihet një veprimtari kriminale e Erion Veliajt.

Së fundi për të gjithë ata që janë të interesuar që ky problem të zbardhet deri në fund, unë deklaroj se një kusht i tillë, mund të plotësohet në rast se Alqi Bllako, ose Etleva Kondi, merren si të penduar të drejtësisë" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI