Flash

Po vjen i nxehti afrikan

Lapsi.al 10 August 2023
Po vjen i nxehti afrikan

I nxehti afrikan po kthehet sërish, ndërsa temperaturat pritet që të shkojnë deri në 42 gradë Celsius.

Edhe pse për disa ditë, temperaturat shënuan një rënie të lehtë ato pritet të rriten sërish. Shteti i parë që po përballet me këtë valë të nxehti është Spanja, aty ku sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike në zonat malore temperaturat shkuan deri në 30 gradë, ndërsa në ato të ulëta mbi 42 gradë.

I nxehti afrikan pritet që të përfshijë dhe Italinë duke filluar nga kjo fundjavë. Moti i mirë dhe i freskët pritet që të jetë prezent dhe ditën e enjte, e më pas nga e premtja temperaturat do të rriten duke shënuar një rritje të ndjeshme.

Zonat më të prekura do të jenë ajo e Sardenjës ku vapa do të ndihet më shumë se në qytetet e tjera. Sipas meteorologëve, këto ditë të nxehta pritet të zgjasin rreth 10 ditë e më pas anticikloni afrikan do të largohet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI