Flash

Kriminalizimi i ekonomisë/ Banka e Shqipërisë e pafuqishme përballë zhvlerësimit të euros

Lapsi.al 9 August 2023
Kriminalizimi i ekonomisë/ Banka e Shqipërisë e pafuqishme

Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të ndalur rënien e euros në fillim të gushtit ka rezultuar e pasuksesshme. Si asnjëherë tjetër zhvlerësimi i monedhës europiane ka nxjerrë nga loja institucionet financiare, pasi javën e kaluar guvernatori Gent Sejko paralajmëroi ndërhyrjen me qëllim stabilizimin e monedhës europiane.

Banka e Shqipërisë kishte planifikuar të blinte 160-220 milionë euro nga tregu i brendshëm, por duke parë pikiatën e euros vendosi t’i shtojë edhe 80 milionë euro të tjera. Javën e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro.

Por çfarë ndodhi? Pas një rritjeje për disa ditë të euros, që iu dedikua sinjaleve nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane iu rikthye rënies. Kursi ka pësuar rënie me afërsisht 1.2 lekë që nga enjtja e kaluar.

Lexo edhe: Rënia e Euros/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj?

Një nga shpjegimet është se prurjet valutore këtë vit janë mjaft të mëdha, kryesisht për shkak të numrit rekord të turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit. Por luhatjet në kursin e këmbimit ishin përtej normales dhe kapën nivele historike.

Pikiata e euros detyroi Komitetin e Eksportuesve që t’i dërgojnë një letër drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Zhvillim ku u ankuan për ndërhyrje të parave të krimit në ekonomi.

Në letrën e tyre ata pretenduan se forcimi i lekut shqiptar nuk vjen se në ekonominë shqiptare ka më shumë produktivitet, as se ka më shumë konkurencë, as se ka më shumë investime të huaja apo më shumë të ardhura nga emigrantët.

“Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse” shkruajtën tregtarët.

Shpjegimi që japin eksportuesit nuk gjendet në asnjë deklaratë të zyrtarëve të shtetit. Si guvernatori Sejko, ashtu edhe Ministrja e Financave Ibrahimi thonë se shkak për rënien e euros janë 1) paratë e turistëve, 2) prurjet e emigrantëve dhe 3) investimet e huaja. Por duket se pafuqia e Bankës së Shqipërisë për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit, i jep të drejtë tregtarëve: treguesit e ekonomisë po diktohen nga paratë e krimit dhe jo nga institucionet financiare./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI