Flash

Protestë kundër kullës gjigante në Tiranë: Erion Veliaj shërbëtori i oligarkëve (VIDEO)

Lapsi.al 8 August 2023
Protestë kundër kullës gjigante në Tiranë: Erion Veliaj

Me një banderolë të madhe ku shkruhet "larg duart nga parku", aktivistë të Lëvizjes Bashkë kanë protestuar pasditen e sotme në zonën ku do të ndërtohet kulla më e lartë në Tiranë. Arlind Qorri bëri thirrje për thellim të rezistencës kundër këtij projekti. Protestuesit hodhën gjithashtu akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e quajtur "shërbëtor të oligarkëve". Ndërtimi i kësaj kulle në Tiranë ka hapur një debat edhe brenda radhëve të opozitës pas dyshimeve se biznesmenë afër saj qëndrojnë mbrapa këtij projekti qindra milionë euro.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI