Flash

Bosi i mafias shtrohet në spital: Më kapët vetëm nga sëmundja

Lapsi.al 8 August 2023
Bosi i mafias shtrohet në spital: Më kapët vetëm nga

Gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro është përkeqësuar. Ish-bosi i mafias i cili vuan nga një tumor në zorrën e trashë dhe i futur nën regjimin “41 bis” në super-burgun e L'Aquila, u shtrua këtë të martë në repartin e kirurgjisë të spitalit San Salvatore nën masa të forta sigurie. Që nga dita e arrestimit, brenda burgut është ngritur një dhomë për kryerjen e cikleve të kimioterapisë për ish-super të arratisurin. Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por u kthye në burg gjatë ditës.

“Messina Denaro nuk ha më. E ka të vështirë edhe të pijë. Ka nevojë për shtrim urgjent sepse i duhet një ndërhyrje për t’u ushqyer. Situata e tij nuk është më e menaxhueshme nga struktura në të cilën ai është i burgosur nën regjimin 41bis” - deklaroi avokati mbrojtës Alessandro Cerella. Mediat italiane kanë zbuluar sot edhe disa pjesë nga dëshmia që Messina Denaro ka dhënë prokurorëve. Marrja e tij në pyetje u dorëzua zyrtarisht në gjykatë. Ai ka mohuar të ketë kryer masakra dhe vrasje dhe të ketë trafikuar drogë, por ka pranuar se ka pasur korrespondencë me bosin mafioz Bernardo Provenzano.

“Nuk do të pendohem kurrë”, - ka pohuar pa hezitim Messina Denaro i pyetur nga prokurori i Palermos, Maurizio De Lucia. Gjatë marrjes në pyetje ish-super i arratisuri ka folur edhe për arrestimin e tij. “Nuk dua të them se jam Supermen apo arrogant, por më keni kapur vetëm për shkak të sëmundjes sime”. Bosi i mafias ka thënë se për aq kohë sa mundi, jetoi pa teknologji, duke e ditur se kjo do të ishte një pikë e dobët. Por më pas iu desh të dorëzohej.

“Ndihem një njeri i nderuar, por jo si mafioz. Cosa Nostra-n e njoh nga gazetat", - ka thënë Messina Denaro në marrjen e tij të gjatë në pyetje pas kapjes në një klinikë private. "Jeta ime nuk ka qenë sedentare. Ka qenë një jetë shumë aventureske, plot ngjarje" – ka thënë ai duke pranuar se ishte në arrati dhe se kishte blerë një armë, por nuk e përdori kurrë dhe nuk kreu asnjëherë vrasje apo masakra.

“Më lejoni t'ju them një gjë. Ndoshta është gjëja që më intereson më shumë. Unë nuk jam shenjtor... por nuk kam lidhje me vrasjen e atij fëmijës", - shtoi ai, duke iu referuar vrasjes së vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djalit të vogël të një “të penduari” të rrëmbyer dhe të tretur në acid. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI