Flash

Po punonte për vrasjen e Zelensky, arrestohet një grua

Lapsi.al 7 August 2023
Po punonte për vrasjen e Zelensky, arrestohet një grua

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës thotë se arrestoi një grua e cila akuzohet se po punonte për një komplot rus me qëllim vrasjen e Presidentit Volodymyr Zelensky. Zyrtarët thanë se ajo ishte përpjekur të zbulonte itinerarin përpara vizitës së tij në Mykolaiv që u godit nga përmbytjet në qershor. Ukraina akuzon rregullisht banorët vendas që mbështesin Rusinë për transmetimin e informacionit për të ndihmuar ushtrinë e Moskës. Zelensky konfirmoi se ishte informuar për arrestimin duke thënë se kreu i SBU-së e kishte informuar atë për "përballjen kundër tradhtarëve". Rusia nuk ka komentuar rreth arrestimit.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës, SBU, tha në një deklaratë se gruaja u arrestua "në flagrancë" kur po përpiqej t'u transmetonte informacione rusëve. Ata pretenduan se përpara vizitës, ajo u përpoq të mblidhte informacione në përpjekje për të zbuluar planet e lëvzjes së Zelensky në rajonin jugor të Mykolaiv. Ata publikuan gjithashtu një imazh të të dyshuarës me oficerë të maskuar të SBU në një kuzhinë.

Zelensky vizitoi Mykolaiv-in në qershor për të parë dëmet e shkaktuara nga thyerja e digës Kakhovka dhe më pas shkoi përsëri në korrik pas granatimeve të rënda ruse. Shërbimi i sigurisë tha se ishte vënë në dijeni për komplotin përpara vizitës dhe kishte marrë masa shtesë sigurie. Ai pretendon se Rusia po planifikonte një "sulm masiv ajror në rajonin e Mykolaiv" dhe e dyshuara po përpiqej t'u siguronte atyre informacione për vendndodhjet e sistemeve të luftës elektronike dhe magazinat me municione që mund të shënjestroheshin nga ushtria ruse.

Sipas SBU, e dyshuara jetonte në një qytet të vogël të quajtur Ochakiv, të cilin Zelensky e vizitoi në korrik dhe punonte në një dyqan në një bazë ushtarake atje. Kuptohet se SBU nuk e arrestoi të dyshuarën në kohën e vizitës dhe mori masa sigurie për të parandaluar një sulm ndaj presidentit ukrainas. Agjentët e ndoqën atë pas vizitës për të mësuar më shumë rreth veprimeve të saj dhe "detyrave të marra" nga rusët.

Deklarata pretendonte se e dyshuara kishte lëvizur në zonë dhe kishte bërë fotografi dhe video të objekteve ushtarake ukrainase. Ajo pritet të përballet me akuzat për shpërndarje të paautorizuar të informacionit për lëvizjet e armëve dhe trupave. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të vuajë deri në 12 vjet burg. Forcat ukrainase të sigurisë kanë bërë një numër arrestimesh të "agjentëve rusë" të dyshuar, të cilët besojnë se po ndihmonin në gjetjen e objektivave për sulmet ajrore ruse. /BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje në Kosovë (VIDEO)

Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klin...

20:13

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia ka dhënë një njoftim shkurt për ngjarjen. Vlorë/Inf...

20:06

Aksident në Përmet, kamioni del nga rruga

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia thotë se i plagosur ka mbetur shoferi i një kamioni, i cili doli nga rruga. Më poshtë njoftimi parap...

19:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI