Flash

Vula e PD dhe Basha/ Zbulohet ç’tha Berisha me dyer të mbyllura

Lapsi.al 4 August 2023
Vula e PD dhe Basha/ Zbulohet ç’tha Berisha me dyer të

Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha mblodhi këtë të premte në mbrëmje Këshillin Kombëtar. Ish-kryeministri mbajti fillimisht një fjalë 40-minutëshe ku thelbi ishte se “zgjedhjet lokale të 14 majit ishin të manipuluara dhe rezultati nuk do të njihet”. Por me largimin e mediave, në pjesë me dyer të mbyllura Berisha mësohet të ketë dhënë edhe disa porosi. Mediat raportojnë se Berisha është shprehur i vendosur për të mos bashkëpunuar më me Lulzim Bashën.

“Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me grupin e Lulzim Bashës. Duhet të bëjmë gjithçka për t’u ngritur në protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka”, - mësohet të ketë thënë Berisha. Ai u ka thënë anëtarëve të Këshillit Kombëtar se “para zgjedhjeve të 14 majit, Taulant Balla i ka dërguar Enkelejd Alibeajt një listë me mbi 600 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai që e ka kundërshtuar ka qenë Gazment Bardhi”. Sipas Berishës në Partinë Demokratike janë të gjithë të mirëpritur, përveç Lulzim Bashës dhe Enklejd Alibeajt .

Më tej ai është shprehur kundër ideve për ndryshimin e emrit të partisë meqë Basha po mban logon e PD-së zyrtare. Sipas Berishës kjo do t‘u hiqte identitetin dhe do t’i përgjysmonte.

“Ka diskutime për të ndryshuar emrin e partisë. Nëse PD-ja do ndryshojë emrin do të thotë se heq dorë nga identiteti. Ne nuk duhet të ndryshojmë emrin si një diktim që vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë të përgjysmohemi” – mësohet të ketë thënë Berisha. Më tej ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me parti të tjera.

“Duhet të shohim mundësinë e koalicioneve. Në 70% të rasteve, PD ashtu ka hyrë në zgjedhje”, - mësohet se ka thënë Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Ky burrë u martua me 10 gra njëherësh

Gra të lumtura, jetë e lumtur. Amerikani Emmanuel Lustin, 28 vjeç njoftoi se është martuar me 10 gra gjatë një ceremonie në plazh në një klip të postuar në TikT...

21:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI