Flash

Kazinoja në Tiranë/ Del emri i Rebani Jaupit në dosjen e Pëllumb Gjokës

Lapsi.al 4 August 2023
Kazinoja në Tiranë/ Del emri i Rebani Jaupit në dosjen e

Mes të arrestuarve për operacionin Metamorfoza është edhe Oltion Bistri, polic me një karrierë të gjatë, që në vitin 2020 ishte shef i komisariatit nr.2 në Tiranë. Pikërisht në zonën e tij, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Por Oltion Bistri si shef i komisariatit, refuzonte ta mbyllte kazinonë, "jo për 1500 eurot" që i përmend Pëllumb Gjokës, por për hir të fjalës që kishte dhënë. Në përgjimet e SPAK del disa herë emri "Rebani", me të cilin Bistri thotë se komunikon vazhdimisht për çështjen e kazinosë, madje edhe për një "Ardi", tjetër polic që përmendet në komunikimet mes tij dhe Pëllumb Gjokës.

Sipas asaj që ish shefi i Komisariatit nr.2 Oltion Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës, "ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb", apo "ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s'i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë" i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë të përgjuar Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: "tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s'i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë"

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur "Fati i lojrave". Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

Të këshilluara

Aksident në Berat, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit. "Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur "Stan", Moravë, një automjet që drejtohej nga sht...

22:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI