Flash

U kap në flagrancë duke ndezur zjarr, arrestohet i riu në Rradhimë (VIDEO)

Lapsi.al 1 August 2023
U kap në flagrancë duke ndezur zjarr, arrestohet i riu në

Një 26-vjeçar ëshët arrestuar ditën e sotme në Vlorë për zjarrvënie të qëllimshme. I riu u kap në Radhimë, duke i vënë zjarrin një toke. Fillimisht shihet se në video, i riu ka tentuar tu largohet policëve, por është arrestuar në fund.

Njoftimi i Policisë:

Radhimë, Vlorë/Vijon kontrolli në territor, për parndalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përhapjen e një zjarri që sapo ishte ndezur në fshatin Radhimë. U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, vihet në pranga 26-vjeçari. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe për arrestimin e autorit, shtetasit Gj. H., 26 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata shtetas që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota. Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës....

13:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI