Flash

SPAK "gjen" pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe

Lapsi.al 1 August 2023
SPAK "gjen" pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos

Më në fund Kutia e Pandorës është hapur dhe SPAK ka "zbuluar" se pronarët e inceneratorit të Tiranës janë të njëjtët Klodë, Zoto dhe Mërtiri, që tashmë janë shpallur në kërkim për dy djegësit e Elbasanit dhe Fierit. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, gjykata ka vendosur sekuestron edhe mbi veprën e tretë korruptive të pastrimit të mbetjeve.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion bëri me dije në një komunikatë se po heton në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, ndërsa bën me dije se "de facto" biznesmenët në kërkim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët e inceneratorit. "Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k" thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Lexo me tej:

SPAK vë në sekuestro inceneratorin e Tiranës 

Pak ditë më parë një investigim i BIRN, nxori në dritë edhe rolin që pati luajtur kryebashkiaku Erion Veliaj në këtë konçesion duke u berë iniciuesi, mbështetësi dhe financuesi i tij nga fondet e bashkisë. Burime të Lapsi.al bënë me dije se pasditen e së mërkurës, në 26 korrik, kryebashkiaku është thirrur dhe është marrë në pyetje për tre orë nga prokurorët e SPAK. Ende nuk dihet se cili ka qenë interesi i hetuesve sepse e gjitha është mbajtur "Top sekret" dhe larg syrit të mediave sipas një "deal-i" paraprak të bërë mes shefave të SPAK dhe Veliajt.

Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve 

Reporterët e Lapsi.al e patën të pamundur të merrnin një konfirmim mbi këtë temë dhe prandaj lajmi nuk u botua deri më sot. Por në njoftimin e sotëm të SPAK thuhet shprehimisht se mbi këtë çështje po hetohen edhe të zgjedhurit lokalë të bashkisë së Tiranës. Prokuroria po heton krimet e mundshme si “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, gjë që e komplikon situatën e Veliajt.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Inceneratori i Tiranës ka qenë deri më tani një mollë e ndaluar për drejtësinë. Ndonëse media dhe opozita e kanë ngritur zërin me forcë për rreth 80 mijë euro në ditë (shuma totale e pagesave ka vajtur mbi 100 milionë) që vazhdonin t'i paguheshin dy bosëve në kërkim, Zoto dhe Mërtiri, prokuroria nuk e kishte vënë ujin në zjarr. Ngritja në krye të institucionit e Altin Dumanit duket se i ka përshpejtuar gjërat, dhe tani kështjella e korrupsionit të cilën e mbronin me fanatizëm rilindasit është vënë më në fund në sekuestro.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës. Sipas burimeve, nja automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe pë...

20:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI