Flash

Rriten çmimet e naftës dhe benzinës, sa do të tregtohen karburantet

Lapsi.al 31 July 2023
Rriten çmimet e naftës dhe benzinës, sa do të tregtohen

Çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar rritje. Qytetarët sot paguajnë 8 deri në 9 lekë më shumë për çdo litër naftë dhe benzinë.

Këtë fillim gushti qytetarët shqiptarë po përballen me rritje të çmimit të karburanteve. Çmimet e naftës dhe benzinës kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me një shtrenjtim prej 8 deri në 9 lekësh për litër. Tashmë, një litër naftë tregtohet me 185 lekë, nga 179 lekë që ishte rritur pak ditë më parë, ndërsa më herët çmimi kishte zbritur në 176 lekë.

Me ritme të shpejta është shtrenjtuar edhe benzina. Një litër benzinë tregtohet me 188 lekë, nga 182 që ishte më parë, ndërsa para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Ky është ndryshimi i dytë i çmimeve të karburantit, pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve.

Në momentin që Bordi u shfuqizua, nafta tregtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët ishte arritur në 169 lekë për litër, në fillim të muajit maj.

Me vendim të qeverisë, më 7 qershor bordi i karbunrateve u shfuqizua. Vendimi i fundit i bordit mban datën 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI