Flash

13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Lapsi.al 31 July 2023
13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Të rinjtë, sidomos ata në moshë pune, e kanë të vështirë orientimin në tregun e brendshëm të punës, teksa po i drejtohen gjithnjë e më shumë emigracionit për këtë problem.

Të dhënat e INSTAT që i takojnë tremujorit të parë të vitit 2023 tregojnë së 13% e të rinjve në moshë 25-29 vjeç nuk janë aktivë në tregun e punës.

Të rinjtë e kësaj moshe nuk janë as në punë dhe as nuk janë në kërkim të një punë dhe në treguesit e punësimit raportohen jo-aktivë. Kjo grupmoshë praktikisht ka përfunduar të gjithë ciklin e studimeve, teksa interesi për tregun e punës duhet të jetë i lartë si kërkesë e moshës për të krijuar familje.

Në raport me disa vite më parë, shkalla e inaktivitetit në tregun e punës në moshën 25-29 vjeç ka rënë si pasojë e emigracionit të lartë të të rinjve dhe tkurrjes natyrore të popullsisë së re nga pakësimi i lindjeve në këto tre dekada të tranzicionit.

Ndërkohë që në treg janë krijuar hapësira nga pakësimi i popullsisë dhe rritja e kërkesës për punonjës nga industria, ndërtimi dhe turizmi, të rinjtë nuk po e gjejnë vetën.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, papunësia e të rinjve shënoi rritje të mëtejshme teksa përmirësimet në tregun e punës erdhën nga punësimi më i lartë i pensionistëve.

Edhe numri të rinjve të regjistruar si të papunë në zyrat e punës ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare.

Burimet administrative tregojnë se në tremujorin e parë u regjistruan si të papunë në zyrat e punës 17,988 persona të moshës 15-29 vjeç, rreth 1500 ose 8.7% më shumë se në janar-mars 2022.

Plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni, që ka përfshirë kryesisht të rinjtë, po e ndryshon ndjeshëm strukturën e popullsisë në vend, duke përmbysur piramidën në favor të moshave më të vjetra.

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, me rënie 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak sesa një vit më parë.

Të dhënat më të detajuara të INSTAT, sipas grupmoshave, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se rënien më të madhe e ka pësuar grupmosha deri në 29 vjeç, sidomos ajo nga 15-29 vjeç, që ka qenë më e prirë dhe për të emigruar, si për shkollë, me prindërit, apo për të punuar.

Në total, vendi kishte 40 mijë më pak të rinj nga 0-29 vjeç në janar 2023, në krahasim me janarin 2022, nga të cilët 27.5 mijë, ose gati 70% janë të moshës 15-29 vjeç.

Ndërsa të rinjtë po pakësohen gjithnjë e më shumë, po shtohen me ritme të lartë të moshuarit mbi 60 vjeç, me gati 17 mijë persona më shumë se një vit më parë./B.H. Monitor

Burimi: INSTAT

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI