Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

'Shkarkimi i Gjiknurit nga hetimet për inceneratorët?'/ Rama: Ai e ka bërë punën mirë

Lapsi.al 29 July 2023
'Shkarkimi i Gjiknurit nga hetimet për inceneratorët?'/

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shkarkimi i sekretariatit të PS, mes tyre edhe sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Asamblesë më 26 Korrik, nuk lidhet me përfshirjen e emrit të Gjiknurit në dosjen e SPAK për aferën e inceneratorëve. Përkundrazi, madje, Rama i cilësoi si lajme si thjesht spekulime,  ndërsa shtoi se Gjiknuri e ka bërë mirë punën e tij.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashemet apo përfshirjet paraprake të kujtdoqoftë, unë nuk di kush mbetet në këtë vend pa u bërë pis. Ndërkohë që raportin me drejtësinë e kemi bërë të qartë. Lëvizja e sekretariatit s’ka të bëjë me cfarë është spekuluar me Damianin. Damiani e ka bërë mirë punën e tij, kanë folur rezutatet.

Por unë them gjithmonë, para se të thonë të tjerët duhet ta bësh ti vetë. Ndaj PS është këtu ku është. Gjithmonë kemi parë nga vetja për të kërkuar më shumë e për të shkuar më lart.

Jam edukuar me idenë se cdo ditë duhet të kërceja më lart, por ky është shkaku. Të tjerat janë spekulime që mua s më interesojnë. Raporti me drejtësinë është i ndarë nga gjërat e tjera. Lëvizjet bëhet për ta cuar punën më lart. “ u shpreh Rama.

Të këshilluara

Kurti refuzon ankesën e “KlanKosovës”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e “KlanKo...

17:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI