Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Edhe Ardi Veliu del në bisedat e grupit kriminal: Më çau...

Lapsi.al 29 July 2023
Edhe Ardi Veliu del në bisedat e grupit kriminal: Më çau...

Emri i drejtorit të Mbikëqyrjes Policore del në dosjen e grupit të strukturuar kriminal ku përfshiheshin biznesmenë, drejtues policie, prokurorë e personazhe të krimit.

Ardi Veliu që ka mbajtur për disa vite postin e kreut të kupolës së Policisë, ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të Pëllumb Gjokës me lojërat e fatit, por pavarësisht kësaj, nuk urdhëroi të merreshin masa.

Kjo del nga transkriptet e ardhura nga Franca ku Oltion Bistri flet vazhdimisht me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Në dosjen hetimore përmenden fakte e rrethana ku Bistri e ka favorizuar Gjokën, duke e vënë në dijeni sa herë kishte kontrolle.

Madje ai I thoshte se kishte porositur vartësit të bënin sikur kishin ushtruar kontrolle dhe nuk kishin gjetur asgjë të paligjshme.

Ndërkohë, që për këtë veprimtari ishte në dijeni edhe Ardi Veliu, dhe kjo konfirmohet nga biseda që Oltion Bistri bën me Gjokën.

Shefi i Operacionales i thotë “S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë me çau… I thashë e lë punën se i kam dhënë llafin dhe s'e heq”.

Bistri e këshillon Gjokën të mos e hapë aktivitetin kur ka kontrolle e i kërkon gjithashtu që të mos njoftojë njeri tjetër pasi i shkakton probleme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI