Flash

Kapet shpërndarësi i kokainës në Durrës, procedohet adoleshenti

Lapsi.al 28 July 2023
Kapet shpërndarësi i kokainës në Durrës, procedohet

Goditet një rast i shpërndarjes së dozave të drogave të forta në qytetin e Durrësit.  Vihet në pranga një 39-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar që shpërndanin doza kokaine, në qytetin e Durrësit.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të DVP Durrës, gjatë kontrollit të territorit, për garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë ndaluar në zonën e quajtur “Pranvera”, automjetin me të cilin qarkullonin 2 shtetas që dyshohej se shpërndanin lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit, shtetasit M. K., dhe pasagjerit, shtetasit A. J., iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës u arrestua shtetasi M. K., 39 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, për veprën vepane “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Bie numri i kredive me probleme

Kreditë me probleme shënuan rënie të lehtë gjatë qershorit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ky tregues u ul në 6.2% nga 6.23% që ishte në maj. Megjithatë...

14:46

Plagosje me armë gjahu në mes të Tiranës

Ditën e sotme një person ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj, rreth 35 vjeç, I cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën. Poli...

14:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI