Flash

Porosia për vrasjen/ Pse u konfliktua Pëllumb Gjoka me Kleanthi Musabelliun

Lapsi.al 28 July 2023
Porosia për vrasjen/ Pse u konfliktua Pëllumb Gjoka me Kleanthi

Në përgjimet e francezëve në aplikacionet Encro dhe SKY janë zbuluar disa porosi për vrasjet në Shkodër dhe në Tiranë. Kështu Bajrat vranë në Shkodër Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinajt, ndërsa vetë Martinaj do të merrte përsipër vrasjen e Kleanthi Musabelliut në Tiranë për llogari të Bajrave. Këto e donin të vrarë Musabelliun me porosi të Pëllumb Gjokës, biznesmen, investitor strategjik nga Shkodra.

Por si kishte lindur konflikti mes Pëllumb Gjokës dhe Kleant Musabelliut? Ky i fundit ishte oficer i shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në vitin 2017. Por ai ka qëlluar biznesmenin Pëllumb Gjoka duke e lënë të plagosur.

Sipas Musabelliut, ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Gjokën, pasi fëmijët e tyre ishin zënë me njëri-tjetrin. Por, biznesmeni së bashku me disa persona të tjerë e kanë qëlluar me grushte. “Në këtë moment kam nxjerr armën dhe me sa mbaj mend kam qëlluar në ajër.” – u shpreh Musabelliu.

Sherri ndodhi pranë Pazarit të Ri, ku Musabelliu qëlloi me pistoletë në këmbë ish-pronarin e “Rozafës”, Pëllumb Gjoka.

Të këshilluara

Berisha: Operacioni i SPAK u dekonspirua

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi operacionin e djeshëm të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, ku SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste. Ai tha se ky operacion u de...

12:28

Zjarret në Greqi, evakuohen edhe 8 fshatra

Evakuohet zona e Nea Aghialos në Greqi si pasojë e shpërthimit të zjarreve. Gjithashtu bëhet me dije se edhe 8 fshatra të tjerë pranë Volos janë evakuuar. Autor...

16:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI