Flash

101 vite marrëdhënie diplomatike, Joe Biden mesazh urimi për Shqipërinë

Lapsi.al 28 July 2023
101 vite marrëdhënie diplomatike, Joe Biden mesazh urimi për

Sot shënohet 101 vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar mesazhin e Presidentit amerikan drejtuar popullit shqiptar.

“Sot është 101-vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Lidhjet zyrtare diplomatike mes vendeve tona filluan më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA Wilson qëndroi në krah të popullit shqiptar për pavarësinë dhe sovranitetin e tij.

Vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ne festuam miqësinë e ngushtë mes dy kombeve tona, duke theksuar aleancën e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar.

Urojmë për më shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi!” – shkruhet në postim.

Të këshilluara

Bie numri i kredive me probleme

Kreditë me probleme shënuan rënie të lehtë gjatë qershorit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ky tregues u ul në 6.2% nga 6.23% që ishte në maj. Megjithatë...

14:46

Plagosje me armë gjahu në mes të Tiranës

Ditën e sotme një person ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj, rreth 35 vjeç, I cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën. Poli...

14:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI