Flash

Raporti alarmant i DASH/ Mediat me influencë zhvasin bizneset në Shqipëri

Lapsi.al 27 July 2023
Raporti alarmant i DASH/ Mediat me influencë zhvasin bizneset në

Departameni amerikan i shtetit (DASH) ka ndezur sinjalin e alarmit për një fenomen që ka statusin e sekrtetit publik në Shqipëri: atë të rolit gjobvënës të mediave. Në raportin e sapo bërë publik për për klimën e investimeve në Shqipëri, krahas vërejtjeve të shumta për mbajtjen larg të investitorëve të huaj, theksohet edhe se përveçse nga administrata publike apo nga bandat kriminale, njerëzit që duan të investojnë në këtë vend bëhen objekt i zhvatjes nga mediat. Pra aty përdoret termi 'ZHVATJE" njësoj si nga organet mediatike po ashtu edhe nga krimi i organizuar.

Lexo me tej:

Raporti i DASH:Bizneset në Shqipëri, të shqetësuara nga qeveria, krimi dhe media

“Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale” thuhet që në përmbledhjen kryesore të raportit (poshtë paragrafi origjinal në anglisht).

Pra e thënë thjeshtë ekziston një sistem gjobëvënie nga ata që në teori duhet të shërbejnë si qen roje për ruajtjen e interesit publik.

Në vend shpesh kanë qarkulluar fjalë për biznesmenë që janë ankuar në ambasadat perendimore pasi televizione apo grupe mediatike të fuqishme i kanë kërkuar para duke i shantazhuar. Por fakti se ky fenomen zë vend në raport të Departamentit të shtetit ngre shqetësime për përhapjen e fenomenit.

Prej vitesh edhe organizatat ndërkombëtare më prestigjoze të lirisë së shtypit që e kanë denoncuar gjendien mediatike në vend kanë folur për lidhjen e shkurtër mes pushtetit dhe pronarëve të televizioneve dhe grupeve mediatike me influencë.

Pas “negociatave” me Ramën/ 7 organizata ndërkombëtare: Mediat më keq 

Këta të fundit, të etur për fitime dhe të motivuar vetëm nga paraja, kanë ngritur një model të ekzistencës televizioneve dhe gazetave jashtë rregullave të tregut dhe duke u mbështetur tek privilegjet që nxjerrin nga tenderat e rrugëve dhe nga lejte e ndërtimit në këmbim të mbështetjes politike ndaj qeverive. Por kur edhe ky burim u bë i pamjaftueshëm, të paiusur nga një pushtet që i vjen prej lidhjeve politike u kalua në shantazhimin e biznesit edhe kur ky i fundit nuk kishte nevojë të reklamonte tek TV që nuk jetojnë dot përmes rregullave të tregut.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Në raportin për vitin 2023 shigjetohen si fenomene negative korrupsioni i lartë, pastrami i parave, mungesa e konkurencës në treg dhe për pasojë largimi i investitorëve strategjikë. Por për herë të parë aty ka zënë vend një fenomen alarmues, roli i mediave me influencë si gjobëvënëse dhe zhvatëse, të cilat barabiten me bandat kriminale.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI