Flash

Pëllumb Gjoka investitor strategjik, ndihma që i dha Ramës në Shkodër

Lapsi.al 27 July 2023
Pëllumb Gjoka investitor strategjik, ndihma që i dha Ramës

Urdhër-arresti për Pëllumb Gjokën, aktualisht biznesmen, i njohur për lidhjet me politikën dhe krimin nuk është një veprim rutinë i hetimeve të SPAK, por një ndërhyrje që prish ekuilibrat politikë të Partisë Socialiste në Shkodër. Gjoka është angazhuar në zgjedhjet e fundit për fitoren e Benet Becit duke pasur ndikim të fortë në zonën e Velipojës.

Opozita e ka denoncuar vazhdimisht rolin e tij në zgjedhjet e kaluara. Duke folur posacërisht për Velipojën pas humbjes së Shkodrës, Sali Berisha shprehej: "I kërkova Akil Krajës, drejtorit të kandidatit që do të instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka, një problematik me një seri akuzash të rënda, por që thuhet se lan paratë e Olsi dhe Edi Ramës do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë.

Akili shkoi në Velipojë. Qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMë e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV-së. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënë nën kontroll”.

SPAK ka provuar bashkëpunimin e Gjokës me elementë të tjerë kriminalë, mes të cilëve është edhe Behar Bajri. E rëndë është po ashtu përfshirja e ish shefit të Operacionales Oltion Bistri dhe e prokurorit Xhevahir Lita që kanë ndihmuar grupet kriminale. Por Pëllumb Gjoka ka pasur edhe mbështetjen e qeverisë.

Ai rezulton të jetë investitor strategjik me firmën e kryeministrit Edi Rama, sipas një vendimi të Korrikut të vitit 2021. LINKU KETU

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e investitorit për projektin “Silver Sand Resort”, me subjekt aplikues “Imperial Group”. Kompania përfituese zotërohet në 56 përqind nga Pëllumb Gjoka dhe pjesa tjetër nga familjarët e tij, Kolë dhe Alida Gjoka.

Lexo edhe: Biznesmeni i arrestuar sot nga SPAK, mes 6 kompanive të vetme që morën licencën për kazino

Vendimi është marrë pas zgjedhjeve të përgjithshme kur socialistët fituan një mandat të tretë, ndërsa në Shkodër morën një rezultat të kënaqshëm në bashkëpunim me PSD e Tom Doshit.

Shpallja e investitorit strategjik duket se është një shpërblim për Gjokën, që sot është arrestuar nga SPAK dhe duhet të përballet me të kaluarën e tij. Mbetet për t'u parë se cilat janë gjetjet e prokurorëve, por Pëllumb Gjoka është akuzuar publikisht për vrasjen e një gruaje 90-vjeçare me qëllim marrjen e pronës së saj në Velipojë.

Ndërkohë sipas Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti i Pëllumb Gjokës kushtonte rreth 50 milionë euro dhe parashikonte realizimin e një kompleksi turistik, i cili përfshin 1 (një) hotel pranë shëtitores kryesore, 1 (një) hotel me standarde evropiane me 5 yje, si dhe një përzierje

të përbërësve të banimit duke përfshirë vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme në Shkodër./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI