Flash

H&M akuzon Shein për kopjim

Lapsi.al 27 July 2023
H&M akuzon Shein për kopjim

Nuk është hera e parë që Shein akuzohet për kopjim, por këtë herë kompania suedeze H&M ka ngritur padi kundër gjigantit kinez të modës. Siç zbulon portali “Bloomberg” dhe raporton “Independent”, H&M ka akuzuar Shein për shkelje të të drejtave të autorit. Dokumentet u depozituan në gjykatën e Hong Kongut nga kompania Hennes & Mauritz (e njohur si H&M) e cila akuzon shitësin kinez me pakicë Shein se ka kopjuar dizenjot e saj, duke sjellë si “provë” disa rroba banje dhe pulovra.

Një zëdhënës i H&M do të kishte rrëfyer për mediat:

“Ne besojmë se Shein ka shkelur projektet tona në disa raste dhe për këtë arsye kemi ngritur këtë padi. Duke qenë se është ende një rast në vazhdim, ne zgjedhim të mos komentojmë më tej.”

Aktakuza e H&M kundër Shein erdhi rreth dy javë pas një tjetër padie, gjithashtu kundër gjigantit kinez të modës së shpejtë, e cila u zhvillua në Kaliforni. Akuza, në fakt, do të ishte ajo e shkeljes së "Aktit të Organizatave të Ndikuara dhe të Korruptuara nga Raketat", (ose RICO), një ligj amerikan i vitit 1970 kundër krimit të organizuar, për prodhimin e tre kopjeve të sakta të dizajnit grafik me të drejtë autori.

Të këshilluara

Moti i nxehtë/ Ushqimet që duhen konsumuar

Shalqi Është një frut perfekt për këtë stinë. Përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave ...

13:41

Elon Musk lançon kompaninë e re të AI

Elon Musk ka lançuar një kompani të re të AI që synon të "kuptojë realitetin" dhe të zhbllokojë sekretet e universit. Formimi i xAI bashkon studiues nga firm...

12:40

Aplikacioni Threads nis me kritika

Që nga lançimi javën e kaluar, Threads ka mbledhur mbi 70 milionë përdorues, me ekspertët që e quajnë atë një 'kërcënim serioz' për Twitter. Ndërkohë që përd...

09:25

Meta lancon aplikacionin "Threads"

Meta ka lançuar aplikacionin e saj të ri “Threads”, i cili mendohet gjerësisht si një përpjekje për të pasuar Twitter. Threads është quajtur si një aplikacio...

11:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI