Flash

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ahmetajt kundër sekuestros së vilave

Lapsi.al 27 July 2023
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ahmetajt kundër sekuestros

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së.

Kërkesat ishin paraqitur nga partnerja Erjola Hoxha dhe shoqja e ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Elda Dinaj, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Kjo pasi vila në Palasë nuk rezultoi të ishte në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçkës, por të shoqes së saj Elda Dinaj.

Ndërkohë vila e partneres aktuale të Ahmetajt ndodhet në Hamallaj dhe do të vijojë të jetë nën sekuestro.

Këto vendime të gjykatave erdhën pasi Ahmetaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se vilat në fjalë janë kontrolluar më herët nga Policia, ku janë gjetur sende të vlefshme për hetimin ndaj Ahmetajt, si telefona celularë, laptopë, etj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI