Flash

Zbulohet arsyeja pse u zhvesh vajza para prokurorëve të Tiranës

Lapsi.al 26 July 2023
Zbulohet arsyeja pse u zhvesh vajza para prokurorëve të Tiranës

Mesditën e kësaj të mërkure një vajzë e re u shfaq e zhveshur para prokurorisë së Tiranës duke shokuar kalimtarët por edhe punonjësit e institucionit. Disa prej tyre dolën të alarmuar në oborr për të kuptuar çfarë po ndodhte, ndërsa një pjesë e kalimtarëve nisin të bënin foto dhe video.

Mësohet se vajza është një shtetase nga Kolumbia e cila ka vendosur të protestojë duke u zhveshur nudo për shkak të një çështjeje që kishte në prokurori dhe për të cilën i ishte bllokuar pasaporta.

Ajo është kapur me 5 gr kokainë dhe për shkak të zvarritjes së procesit është bllokuar në Shqipëri. Për shkak të zvarritjes të gjyqit, kolumbiana nuk merr dot pasaportën dhe për këtë shkak ka zgjedhur të zhvishet para prokurorisë. Ka qëndruar aty për disa minuta dhe më pas është larguar.

Pas reformës në drejtësi, në Shqipëri ka gjithnjë e më pak prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa një pjesë e gjykatave dhe prokurorive janë mbyllur fare duke shkaktuar zvarritje të shumta për qytetarët. Në ndryshim nga vajza nga Kolumbia, shqiptarët janë mësuar me mungesën e drejtësisë dhe kanë zgjedhur forma të tjera për të bërë vetëgjyqësi.

Të këshilluara

Humb jetën gruaja në Qeparo

Një 69-vjeçare ka ndërruar jetë sot në plazhin e Qeparoit, teksa ishte duke u larë në det. Sipas burimeve nga Policia, dyshohet se ajo mund të ketë pësuar nj...

15:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI