Flash

Rama shkarkon të gjithë sekretarinë e PS, do të zgjidhen në shtator

Lapsi.al 26 July 2023
Rama shkarkon të gjithë sekretarinë e PS, do të zgjidhen

Asambleja e Partisë Socialiste ka marrë sot disa vendime të rëndësishëm. Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretarinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se kjo strukturë drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretarët e shkarkuar:   

1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi

2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji

3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj

4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti

5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj

6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj

7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko

8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI