Flash

Po, Delina Ibrahimaj është shkarkuar, të jesh pishman nuk është mëkat

Lapsi.al 26 July 2023
Po, Delina Ibrahimaj është shkarkuar, të jesh pishman nuk

Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga pozita e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Edhe pse ajo publikisht nuk e pranon, e as eprori i saj, kryeministri Edi Rama, në një “Jo” të thatë për mediat, kur pyetën lidhur me çështjen.

Vetë ministrja i komentoi si thashetheme vere lajmet e qarkulluara rreth shkarkimit të saj.

“Janë thashetheme vere, nuk jam shkarkuar as kam dhënë dorëheqjen”, tha ajo nën trysninë e gazetarëve.

Pavaresisht këtij komenti të ministres, Albanian Post i qëndron raportimit se ajo është shkarkuar nga detyra, te cilën e ushtronte prej dy vitesh.

Madje AP ditën e nesërme të 27 korrikut do të sjellë detaje të reja rreth shkarkimit dhe konfliktit mes vetë ministres dhe zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa, ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2021, përpara se të emërohej ministre.

Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.

Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë./ AP

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI