Flash

Humb jetën gruaja në Qeparo

Lapsi.al 26 July 2023
Humb jetën gruaja në Qeparo

Një 69-vjeçare ka ndërruar jetë sot në plazhin e Qeparoit, teksa ishte duke u larë në det.

Sipas burimeve nga Policia, dyshohet se ajo mund të ketë pësuar një atak kardiak.

Policia bën me dije se gruaja nuk është ndjerë mirë pasi ka rënë në kontakt me ujin, ndërkoë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI