Flash

Zjarri te fusha e plehrave në Vlorë, BKH po përgatit dosjen për SPAK

Lapsi.al 25 July 2023
Zjarri te fusha e plehrave në Vlorë, BKH po përgatit dosjen

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit raportohet se kanë mbërritur në qytetin bregdetar të Vlorës. Shkak është bërë djegia prej disa ditësh e fushës së mbeturinave, e cila është kthyer në një “bombë” me ndotje alarmante.

Fax Tv raporton se Byroja Kombëtare e Hetimit po përgatit dosjen për në Prokurorinë e Posaçme, duke qenë se ka dyshime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Agjentët e BKH-së po hetojnë mbi shkaqet e rënies së zjarrit që ka nisur prej disa ditësh dhe që vijon dhe këtë të martë. Dyshimet janë se institucionet qëllimisht nuk kanë reaguar që në momentet e para për parandalimin e përhapjes së flakëve.

Vlora është në pikun e sezonit turistik dhe djegia e fushës së mbetjeve ka krijuar një re tymi me nivel të lartë ndotje në të gjithë qytetin. Nga matjet paraprake, ka rezultuar se grimcat helmuese në ajër janë në nivele alarmante.

Sipas raportit, hetimet kanë përfshirë dhe Bashkinë e Vlorës dhe disa institucione të varësisë. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme apo Byroja Kombëtare e Hetimit, por burimet bëjnë me dije se po hetohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës./Fax Tv

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI