Flash

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve

Lapsi.al 25 July 2023
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Era e fortë po favorizon përhapjen e

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

“Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, pa probleme për qytetin.

Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.

Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua”, thotë ministri Peleshi.

Të këshilluara

Aksident në autostradën Vlorë-Fier

Aksident me dy të plagosur përgjatë autostradës Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Kripa. Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafiknd...

21:13

Videokoment nga Andi Bushati / Pakica Basha

Nga sot Lulzim Basha e ka pranuar dhe vetë, se ai është pakicë e pakicës dhe se në asnjë rast nuk i takon vula e PD-së. Pavarësisht nëse do të mbahen zgjedhjet ...

19:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI