Flash

E pazakontë në Tiranë/ Me dy makina të vjedhura, i riu merr arratinë nga spitali për t’i shpëtuar policisë

Lapsi.al 25 July 2023
E pazakontë në Tiranë/ Me dy makina të vjedhura, i riu merr

Blutë e Tiranës kanë dëshmuar sot një ngjarje të pabesueshme, të cilën shpesh jemi mësuar ta shohim nëpër filmat thriller apo aksion, ku një person me probleme të shëndetit mendor është përfshirë në dy aksidente të njëpasnjëshme dhe një “plan” arratie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Me të marrë njoftimin se te ish-Uzina e Autotraktorëve ka ndodhur një aksident, Shërbimet e Policisë dhe të urgjencës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për kryerjen e veprimeve hetimore dhe dhënien e ndihmës së parë. Ata kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasin F. F., 32 vjeç, i cili kishte mbetur i dëmtuar nga aksidenti, dhe dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Pas verifikimit të automjetit tip “Volkswagen”, të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur disa minuta më parë, në Fushë-Farkë.

32-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar menjëherë pas disa minutash nga spitali. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Ford”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Komisariatit Nr. 4, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë tentativës për tu larguar, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi F. F., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me disa automjete të tjera në rrugë.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia bëri të mundur arrestimin e 32-vjeçarit, ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Aksident në autostradën Vlorë-Fier

Aksident me dy të plagosur përgjatë autostradës Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Kripa. Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafiknd...

21:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI