Flash

Zjarret në Greqi, ambasada shqiptare në Athinë tregon ku mund të kërkoni ndihmë

Lapsi.al 24 July 2023
Zjarret në Greqi, ambasada shqiptare në Athinë tregon ku mund

Ambasada shqiptare në Greqi ka reaguar në lidhje me zjarret e shumta që kanë pushtuar vendin fqinj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmë në raste nevoje. Si pasojë, ka vënë në dispozicion numrat e kontakteve në rast emergjencë.

Postimi i plotë:

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit

0030-213 1510903

0030-213 1510953;

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit

0030-210 3681730

0030-210 3681259

0030-210 3681350;

Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve ??/? dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al.

Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Të këshilluara

Shtyhet lançimi i iPhone 15 pro

iPhone 15 Pro i ardhshëm i Apple mund të vonohet. Telefoni mund të mos arrijë deri në tetor - dhe madje edhe atëherë mund të goditet nga mungesa e aksioneve,...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI