Flash

Tentoi të ndalte Bashën/ Gaz Bardhit i marrin vulën

Lapsi.al 24 July 2023
Tentoi të ndalte Bashën/ Gaz Bardhit i marrin vulën

Lufta për vulën nuk ka të mbaruar në PD. Tani Basha ia mori edhe Gazment Bardhit, nëpërmjet një vendimi të Kryesisë pak orë pasi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të ndalur rizgjedhjen e Bashës për kryetar në 29 korrik.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.

Ky hap i mbështetësve të Bashës në kryesinë e PD-së vjen, pasi një grup deputetësh i kërkuan Gazment Bardhit që të ndalë zgjedhjet për kryetar në 29 korrik për shkak se sipas tyre rrezikohet përçarja e partisë.

Të këshilluara

Zbutet moti, ja kur do të ulen temperaturat

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb. Në një lidhje live për...

12:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI