Flash

Vatër zjarri në Dimal, zjarrfikëset nuk hyjnë dot për shkak të terrenit

Lapsi.al 24 July 2023
Vatër zjarri në Dimal, zjarrfikëset nuk hyjnë dot për

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bistrovicë në Dimal. Zjarri ka rënë në pjesën e zonës kodrinore e gjitha e mbjellë me ullinj.

Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së lehtë zjarri u përhap me shpejtësi drejt pemtarive, duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj edhe pse shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë, mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit.

Burimet për median bëjnë me dije se si pasojë e mungesës së infrastrukturës, zjarrfikësit i janë afruar zjarrit në këmbë dhe ta shuajnë atë me mjete rrethanore. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit, disa vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive.

Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit. “Nuk hyri dot zjarrfikësja sepse s’ka rrugë”, tha banori.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI