Flash

Kush është 24-vjeçari shqiptar që u vra në Itali: Arrestohen 2 persona

Lapsi.al 24 July 2023
Kush është 24-vjeçari shqiptar që u vra në Itali:

Albert Deda, vetëm 24 vjeç, është i riu shqiptar i cili mbeti i vrarë të dielën në Padova, në Itali.

Identiteti i viktimës bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila shkruan se për ngjarjen e rëndë, autoritetet kanë prangosur 2 persona, si autorë të dyshuar.

Bëhet fjalë po ashtu për 2 shqiptarë të moshës 19 dhe 24 vjeç, megjithatë identiteti i tyre nuk dihet ende. Ata u arrestuan nga policia gjatë orëve të vona të së dielës në një autostradë në afërsi të Villesses. Të dy autorët e dyshuar jetonin në të njëjtën zonë me viktimën.

24-vjeçari Albert Deda mbeti i vrarë rreth orës 14:00 të ditës së djeshme në lagjen Forcellini di Padova, pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh. Të plagosur rëndë mbetën edhe dy shqiptarë të tjerë, të moshës 26 dhe 28 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, megjithatë nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Të këshilluara

Zbutet moti, ja kur do të ulen temperaturat

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb. Në një lidhje live për...

12:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI