Flash

Delina Ibrahimaj: Borxhi publik është në nivelin 64 %

Lapsi.al 24 July 2023
Delina Ibrahimaj: Borxhi publik është në nivelin 64 %

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u zhvillua takimi i 16-të i Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se në mbledhjen e Komitetit u miratua raporti i vitit të shkuar.

“Kemi arritur të zbatojmë planin e veprimit në masën 96 %, duke siguruar një performancë pozitive, sa i përket arritjeve kryesore: uljes së borxhit publik në nivelin 64 %, përmirësim i deficitit të përgjithshëm fiskal dhe të bilancit primar, rritjes së të ardhurave dhe uljes së informalitetit dhe uljes së detyrimeve të prapambetura të qeverisë qendrore dhe vendore, etj.”, tha Ibrahimaj.

Ajo vuri në dukje se në hartimin e strategjisë së re do të reflektohen rekomandimet e lëna nga institucionet qendrore dhe ndërkombëtare, me synimin për të pasur një sistem sa më të shëndoshë të financave publike dhe për të rritur transparencën.

Të këshilluara

Shtyhet lançimi i iPhone 15 pro

iPhone 15 Pro i ardhshëm i Apple mund të vonohet. Telefoni mund të mos arrijë deri në tetor - dhe madje edhe atëherë mund të goditet nga mungesa e aksioneve,...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI