Flash

Gazment Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, ndërsa pritet rikthimi i Bashës në PD e vulës

Lapsi.al 24 July 2023
Gazment Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, ndërsa pritet rikthimi

Pas kërkesës së 7 deputetëve të PD-së dhe në emër të anëtarëve të Këshillit Kombëtar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm, ka reaguar Gazment Bardhi.

Bardhi ka konfirmuar në media se ka pranuar një kërkesë dhe një relacion të detajuar mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar.

Në bazë të këtij relacioni, Bardhi ka vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

"Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar, kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar" ka thënë Bardhi për mediat.

Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.

Të këshilluara

Zbutet moti, ja kur do të ulen temperaturat

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb. Në një lidhje live për...

12:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI