Flash

Po digjte shkurret, 67-vjeçarit i del zjarri jashtë kontrollit

Lapsi.al 23 July 2023
Po digjte shkurret, 67-vjeçarit i del zjarri jashtë kontrollit

Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit, teksa ka djegur disa shkurre, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.

Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSH shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Bllokohen 30 skafe nga Vlora në Sarandë

Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë me grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me q...

12:56

Rama mbledh asamblenë e Partisë më 26 korrik

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama do të mbledhë asamblenë e partisë të mërkurën në orën 17:30. Ende nuk dihet se cili është qëllimi i tij, po...

16:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI