Flash

U mbyt me çarçafët e burgut, identifikohet shqiptari në Greqi

Lapsi.al 22 July 2023
U mbyt me çarçafët e burgut, identifikohet shqiptari në

Një shtetas shqiptar është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lindje të Athinës. Top Channel raporton se bëhet fjalë për 52-vjeçarin Kastriot Periku, nga Skrapari.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodh gjatë orëve të natës të së enjtes 20 korrik.

Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shtetasi shqiptar ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në birucë për t'u dërguar në gjykatë për masë sigurie. Në rrethana që ende nuk dihen, ai u gjet i varur me një çarçaf në kangjellat e birucës.

Menjëherë u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Lidhur me incidentin, prokuroria ka hapur një hetim, ndërsa policët dhe oficeri i rojës janë marrë të pandehur nën akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit.

Të këshilluara

Moti/ Fundjavë përvëluese në Shqipëri

I nxehti afrikan do të dominojë gjithë fundjavën edhe në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afri...

09:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI