Flash

Petrit Vasili në SPAK për lobimet e LSI drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Lapsi.al 21 July 2023
Petrit Vasili në SPAK për lobimet e LSI drejt Shteteve të

Për dy ore nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dëshmuar para prokurorëv të SPAK. Në një deklaratë shkurt për mediat, Vasili u shpreh se iu përgjigj disa pyetjeve të prokurorëve, që siç tha ai kishin interes per ata.

Vasili nuk dha detaje nëse u pyet për çështjen e lobimit.

“U thirra si person në dijeni. Kishin nja dy tra pyetje për t’u informuar dhe i informova. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un”- u tha Vasili gazetareve.

Burimet bëjnë të ditur se numri dy i Partisë së Lirisë, ishte thirrur për çështjen e lobimit të LSI-së.

Sipas disa të dhënave që ka raportuar BIRN në Departamentin e Drejtësisë në SHBA tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS.

Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë amerikane si dhe rimbursim të shpenzimeve, që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI