Flash

Tirana pa drita në mes të vapës, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 21 July 2023
Tirana pa drita në mes të vapës, zbulohet arsyeja

Disa zona në Tiranë kanë pësuar ndërprerje të energjisë elektrike ditën e sotme ndërsa në disa të tjera vijon të mos ketë energji elektrike.

Kjo si pasojë e një problemi në linjën 110kV të OST.

Me anë të një njoftimi OSHEE bën me dije se po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar ndërsa zonat që i mungon ende energjia janë: Selita, Kodra Diellit, zona pranë Fabrikës së Miellit në drejtim te Unazes se Re, Rr Kongresi i Lushnjes, Rr Ndre Mjeda, Rr Frosina Plaku, Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Komuna Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe zona e Shkolles Kristal.

Njoftim: 

Sot rreth orës 16:30 për shkak të avarisë në linjën 110kV të OST mbetën pa energji elektrike Nst Selitë, Ndroqi, Tec Kombinat dhe Spitalla (Durrës). Pasi u kryen monovrimet operative për selektimin e pjesës së dëmtuar nga ana e OST, u bë e mundur rikthimi i energjisë pas rreth 20 minutash, tek të gjitha n/stacionet, veç atij të Selitës që furnizon zonën jugperëndimore të Tiranës.

Aktualisht, Nst Selitë ka marë pjesërisht energji elektrike dhe po punohet për fidrat e mbetur ende të stakuar. Zonat pa energji elektrike: Selita, Kodra Diellit, zona pranë Fabrikës së Miellit në drejtim te Unazes se Re, Rr Kongresi I Lushnjes, Rr Ndre Mjeda,Rr Frosina Plaku,Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Komuna Parisit, Osman Myderizi, Grigor Heba, Margarita Tutulani, Dora Distria dhe Shkolles Kristal.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI